Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Danimarkë

H.C. Andersens Boulevard 37, 2.tv. 1553 København V

Tel: ++ 45 42 555 201

Faks: ++ 45 39 76 69 28

Lajmet më të reja

Osmani: E konfirmon Kopenhaga zyrtare- Maqedonia e Veriut i plotëson kriteret e Kopenhagës

Në kuadër të vizitës së punës në Mbretërinë e Danimarkës, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim me homologun e tij, Ministrin për Punë të Jashtme Jepe Kofod. Temë kryesore e bisedës ishin perspektivat evropiane dhe pritjet e shtetit tonë- zbatimi i vendimit nga marsi i vitit të kaluar, përmes miratimit të Kornizës negociuese dhe mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare. Në këtë drejtim, Ministri Osmani përshëndeti përpjekjet e Danimarkës për ruajtjen e dinamikës në procesin e zgjerimit të BE-së, sipas kritereve të vendosura dhe falënderoi për mbështetjen e tyre parimore për ambiciet euro-atlantike dhe evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kofod përshëndeti rezultatet e arritura të Qeverisë sonë me qëllim përforcimin e demokracisë dhe sundimit të së drejtës, me çka theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të vazhdueshëm dhe të përkushtuar të standardeve evropiane dhe qëllimeve reformatore. Ai siguroi se Danimarka mbetet mbështetës i perspektivave eurointegruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me besimin se së shpejti edhe formalisht do të nisin negociatat për aderim në BE.  “Fokusi ndaj reformave dhe progresi në fushat kryesore, përmbushja e kritereve të njohura të “Kopenhagës”, të cilat edhe me Metodologjinë e re nuk kanë ndryshuar, si dhe thellimin e raporteve të mira ndërfqinjësore edhe më tutje mbeten prioritet i yni, edhe në periudhën vijuese. Maqedonia e Veriut realizoi në çdo fushë dhe meriton valorizimin e progresit të arritur. Nisja formale e bisedimeve është vetëm fillim simbolik i rrugës së gjatë të transformimit, por sinjal i rëndësishëm dhe inkurajim i domosdoshëm për të gjithë rajonin që do të përforcojë kredibilitetin e procesit eurointegrues. E kjo është e rëndësishme për të gjithë ne, veçmas për ne- vendet e rajonit, sepse idea evropiane është ajo që na bashkon përreth vlerave bashkëkohore”, theksoi Osmani. Bashkëbiseduesit në takim biseduan edhe për procesin e nisur tashmë të reflektimit strategjik në vendet anëtare edhe në nivel të BE-së në kuadër të Konferencës për ardhmërinë e Evropës, me ç’rast Osmani kujtoi Kofod se ne jemi të përgatitur, në pajtim me statusin e kandidatit për anëtarësim të japim kontributin modest, që do të mundësojë impuls pozitiv për avancimin e Agjendës së Përgjithshme Evropiane.   Në vazhdim, të dy ministrat shkëmbyen mendime, propozime dhe sugjerime për avancimin e mëtejmë dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral, me përmbajtje të reja në të gjithë fushat e interesit të përbashkët, duke vënë theksin e interesit dhe nevojës në përforcimin e bashkëpunimit ekonomik, përmes identifikimit të interesit të mundshëm për investuesit dhe për intensifikimin e shkëmbimit tregtar. Në Agjendën e Ministrit Osmani në Danimarkë, gjendet edhe takimi me Zhan Elerman- Kingombe, Sekretar Shtetëror në Kabinetin e Kryeministres Frederiksen, ku përsëri do të dominojnë temat e dosjes evropiane të vendit. Gjatë vizitës në Kopenhagë, Osmani do të takohet edhe me shumë qytetarë tanë, si dhe përfaqësues të shumë shoqatave nga diaspora e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Danimarkë.                                                

Kopenhagë, 4 maj 2021

Shërbim i ri dhe numër i ri i telefonit i MPJ-së për të përmirësuar shërbimet konsullore

Ministria e Punëve të Jashtme në mënyrë që të përmirësojë procesin e ofrimit të shërbimeve konsullore dhe kujdesit për diasporën në mënyrë të vazhdueshme zbaton projekte që synojnë përmirësimin e punës së ministrisë. Në këtë drejtim, që nga sot në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme është vendosur pyetësor "Sa jeni të kënaqur me shërbimet konsullore?", përmes të cilit ju mund të ndani mendimet tuaja mbi shërbimet në Përfaqësitë Diplomatike dhe Konsullore të Maqedonisë së Veriut jashtë vendit. Gjithashtu në funksion është vënë edhe numri i telefonit përmes të cilit, duke përdorur aplikacione moderne, WhatsApp dhe Viber mund të kontaktoni drejtpërdrejt me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të përcillni shqetësimet dhe nevojat tuaja. Në këtë mënyrë, përmes këtyre mjeteve, kapacitetet e ministrisë synojnë të përmirësojnë komunikimin e diasporës me shtetin dhe të rrisin mundësitë për përmirësimin e disponueshmërisë së shërbimeve të përdorura nga këta qytetarë tanë jashtë vendit. Pyetësori "Sa jeni të kënaqur me shërbimet konsullore?" mund ta gjeni në këtë link. Numri i telefonit: +389 75 268 734 (WhatsApp, Viber)  

Takim me Ambasadorët në MPJ me rastin e përvjetorit të anëtarësimit në NATO

Me rastin e shënimit të përvjetorit të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani ka mbledhur për takim tematik shefat e PDK-ve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të akredituara në vendet anëtare të BE-së dhe Misionet e Përhershme në NATO dhe BE. Para tre ditësh u ktheva nga vizita dy ditore e Këshillit të  NATO-s në Bruksel, ku për herë të parë u ulëm fizikisht në tavolinë, krah për krah me vendet më të fuqishme të botës. Më lejoni që sot, pikërisht në këtë jubile, të ju përcjell se me nder dhe në nivel të detyrës e përfaqësojmë vendin në NATO, me kapacitet të plotë teknik dhe kadrovik në misionin tonë, ashtu siç i ngjanë një vendi- anëtare e Aleancës.  Pikërisht ky jubile ishte njëra prej arsyeve se pse sot kam ftuar shefat e Përfaqësive Diplomatiko- Konsullore të vendit tonë, të akredituar në vendet anëtare të BE-së. Sot me Ambasadorët tanë, jo vetëm që do ta shënojmë përvjetorin, por edhe thellësisht do ta analizojmë atë që e kemi bërë deri më tash; do të kontrollojmë, ose një lloj prerje të anëtarësisë sonë në NATO dhe gjithsesi, që do t'i përcaktojmë direktivat e ardhshme të veprimit tonë diplomatik si anëtare e plotfuqishme e NATO-s”, theksoi Osmani. Në raport me perspektivat evropiane të vendit, Osmani tha: “Kuptohet lartë në agjendë në këtë takim tematik do të jetë edhe dosja evropiane e vendit. Pres të marr informacione të sakta për gjendjen politike dhe qëndrimet e vendeve anëtare në BE, në të cilat Ambasadorët janë akredituar. Rrethanat janë të atilla që në dy muajt e ardhshëm na hapet dritarja e mundësive që prinë deri në Samitet e BE-së në qershor. Bëhet fjalë për tre muaj jo të plotë, periudhë brenda së cilës presim aktivitete të përforcuara diplomatike edhe nga ana e administratës evropiane, por edhe të vet vendeve- anëtare të BE-së, në drejtim të rrumbullakimit të dosjes sonë evropiane dhe fillimit të bisedimeve”. Në orët e pasdites së takimit tematik  do të mbahen edhe sesione të posaçme me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev  dhe Zv/kryeministrin e angazhuar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Destinacione turistike

Кањон Матка, Скопје

Крушево

Широк Сокак, Битола